Telegrafi

Torres: Gerrard është futbollisti më i mirë në botë

“Pa dyshim ai është lojtari më i mirë në botë me të cilin kam luajtur. Ai ka gjithçka. Në Liverpool ai është i pazëvendësueshëm. Secili klub ka një lojtar të tillë, një talent të dalë nga shkolla e të rinjve, ndonjë i cili gjithë jetën do t’i përkushtohet klubit”, ka thënë Torres.

“Njerëzit vijnë dhe shkojnë, ai gjithmonë është këtu. Nuk mund ta mendoj klubin pa të. Ai ka gjithçka: personalitet, qëndrueshmëri, qëndrim, kontroll, fuqi, forcë, agresivitet, intensitet… mund të luajë kudo dhe mund të luajë në çfarëdo mënyre”.

“Ai është një lider i lindur dhe lojtari më i qëndrueshëm në botë. E vetmja gjë që mungon në biografinë e tij është titulli i Ligës Premier dhe shpërblimet ndërkombëtare, siç janë Topi i Artë ose çmimi i FIFAs si Lojtari Më i Mirë i Vitit dhe jam i sigurt se do të fitojë një të tillë në të ardhmen. Secili trajner do të dëshironte një lojtar të tillë në ekip”, ka shtuar spanjolli.