Telegrafi

Torres: Fillim i mbarë i Kupës së Konfederatave

Sulmuesi i Liverpoolit shënoi hat-trick pas vetëm 17 minutash, që ishte vetëm i dyti në fanellën e tij me Spanjën.

“Ky është një fillim i mbarë për ekipin, shumë është e rëndësishme të fillohet gara me fitore, veçanërisht 5-0! Gjithmonë është e rëndësishme të shënohet gol, dhe jam i kënaqur që arrita ta gjej rrjetën tri herë”, ka thënë spanjolli.

“Të tre golat i mi ua dedikoj të gjithë fansave në Afrikë, të cilët më dëshiruan mirëseardhje. Një kohë të gjatë jemi munduar me lojën në nivel kombëtar, por tash definitisht po e shijojmë futbollin dhe kjo është një kohë për ta mbajtur mend”.

“Shpresoj se do të vazhdojmë me të njëjtën tempo në këtë turne dhe do të kemi formën më të mirë për Kampionatin Botëror”, shton sulmuesi.