Telegrafi

Torres e sheh Liverpoolin në maje të tabelës

“Dy vite pa një trofe është kohë e gjatë për një klub si Liverpooli, Por ne besojmë se mund ta bëjmë atë këtë vit. Nuk do të jetë lehtë pasi ka shumë sfidues, por ne mendojmë se mund të fitojmë”, ka thënë Torres.

Po ashtu optimist është edhe mesfushori izraelit Yossi Benayoun. “Kam shumë besim në këtë ekip. Besojmë se do ta mund të fitojmë ligën, por duhet të punojmë shumë dhe të vazhdojmë të përmirësohemi”.

“Personalisht dua që ky të jetë një sezon edhe më i mirë për mua. Dua të shfrytëzoj rastet e mia dhe të ndihmoj ekipin”, ka thënë Benayoun.