Telegrafi

Torres: Dua të rikthehem për KB

“Kampionati Botëror është shumë i rëndësishëm. Unë kam pritur katër vite për këtë dhe, nëse gjithçka shkon mirë, unë nuk do të mungoj në të. Unë kam filluar rikuperimin sot (e hënë)”, ka thënë sulmuesi i Liverpoolit.

Përderisa Torres shpreson të rikthehet me kohë për Botërorin Afrika e Jugut 2010, në anën tjetër ai do të mungojë në ndeshjet e mbetura në Ligën Premier dhe Europa League.

“Do të doja të rikthehesha tek Atletico Madridi dhe të përballesha me tifozët, por besoj se do të kem raste të shumta në të ardhmen”, tha Torres për Marca. /Telegrafi/