Telegrafi

Torres drejt largimit nga Liverpooli?

Daily Mail shkruan se e ardhmja e Torres do të jetë në fokus të mprehtë gjatë kësaj vere me një varg klubesh të interesuara për të.

Interesimi i Manchester Cityt po shtohet dita ditës, ndërsa gjasat për një transferim të tij do të shtohen nëse City përfundon në pozitën e katërt të tabelës.

Me Liverpoolin që aktualisht gjendet në pozitën e shtatë dhe me Rafa Benitez që pritet të largohet nga ekipi anglez, edhe transferimi i Torres nuk është larg mendsh, edhe pse për tifozët do të jetë vështirë ta pranojnë largimin e sulmuesit më të mirë. /Telegrafi/