Për Redsat ka edhe lajme të mira, pasi që Daniel Agger, Glen Johnson, dhe sidomos Steven Gerrard, po kthehen dhe pritet të luajnë të shtunën.
Këtë e ka konfirmuar trajneri Rafael Benitez, i cili sa i përket Torresit ka thënë se nuk mendon që do ta ketë në dispozicion vikendin që vjen.
“Fernando Torres është duke u stërvitur me fizioterapeutët, prandaj nuk mendoj se do të jetë në dispozicion”, ka thënë Benitez për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/