Telegrafi

Torres: Benitez do ta rikthejë Liverpoolin në maje

Torres ka besim në Benitez edhe krahas dyshimeve nga mediat në kualitetet e spanjollit, pas eliminimit të të kuqve nga Liga e Kampionëve dhe paraqitjeve të dobëta në Ligën Premier.

“Benitez ka treguar se është personi i duhur për ta çuar Liverpoolin përpara. Tash është koha të gjithë të të jemi të bashkuar, që nga menaxheri deri te personi më së paku i rëndësishëm i stafit profesional, pasi të gjithë dëshirojmë t’i bëjmë të lumtur fansat fantastik me lojën tonë”.

“Duhet të jemi të bashkuar dhe të përfundojmë sa më lartë që është e mundur në tabelën e Ligës Premier. Jam i bindur se në fund do të përfundojmë në top katërshe”, ka thënë Torres./Telegrafi/