Telegrafi

Torres afër rikthimit

Torres është shoqëruar me lëndime të shpeshta dhe së fundi u dëmtua në detyrë me kombëtaren e Spanjës. Por Benitez shpreson se ai do të rikthehet për takimin kundër Blackburnit.

“Informatat për Torres të cilat i kemi marrë mbrëmë ishim shumë pozitive, ai ndjehet mirë. Do të shohim se si do të jetë në stërvitjet e ardhshme, por duket se gjërat po shkojnë në kahe të mirë. Nëse do të jetë mirë edhe në disa ditët e ardhshme do të mund të luajë kundër Rovers”, ka thënë Benitez./Telegrafi/