Site icon Telegrafi

Torreira zbulon bisedën me Suarezin që i ndihmoi të kalonte nga Arsenali te Atletico Madridi

Lucas Torreira ka zbuluar bisedën që ka zhvilluar me Luis Suarzin para se të transferohej te Atletico Madridi nga Arsenali në verën që shkoi.

Mesfushori uruguaian kaloi te Los Rojiblancos në forma huazimi prej The Gunners, pasi Mikel Arteta nuk llogariste në shërbimet e tij.

Kur Arsenali e kompletoi transferimin e Thomas Parteyt për 50 milionë euro, atëherë Torreira kaloi në anën tjetër.

“Bisedimet kanë zgjatur deri në ditën e fundit të afatit kalimtar, mirëpo unë po bisedoja edhe me Luis Suarezin”, ka thënë mesfushori.

“Kalimi i tij (Suarezit) te klubi, ishte një bonus i madh për mua, për shkak të asaj se çfarë ka dhënë si lojtar”.

“Ai ka një numër të madh të golave dhe është një lider në fushë. Ai është njëri ndër sulmuesit më të mirë në botë dhe më pas nuk e kisha të vështirë që të kaloja te Atletico Madridi”, ka shtuar më tej Torreira. /Telegrafi/

Exit mobile version