Site icon Telegrafi

Torreira tregon se telefonata nga Emery e bindi të kalojë te Arsenali dhe kështu të refuzojë klubet italiane

Lucas Torreira i lumtur me fitoren ndaj Tottenham Hotspurit (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Arsenalit, Lucas Torreira, është krenar me kalimin te skuadra angleze, edhe pse kishte pritur të qëndronte më shumë në Serie A.

22-vjeçari thotë se është bindur t’i bashkohet Topçinjve pas telefonatës së trajneri Unai Emery.

“Në sezonin e fundit te Sampdoria flitej për shumë klube”, ka thënë uruguaiani për kanalin zyrtar të klubit anglez në YouTube.

Lucas Torreira në momentin e golit të bukur ndaj Huddersfieldit (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

“Kurrë nuk kam imagjinuar se do të vija në Angli sepse shumica e klubeve italiane ishin pas meje”.

“Para se të largohesha për Kampionatin Botëror mora një telefonat nga trajneri (Emery), gjë që ishte një befasi e madhe për mua. E dija që e kisha merituar për shkak të punës së madhe dhe gjithë asaj që kam bërë. Ajo telefonat më bëri njëri të lumtur”.

“Më ndihmoi të qetësohem, më lejoi të fokusohem në përfaqësuese dhe Botëror. Krenar që jam pjesë e kësaj skuadre”.

Lexo po ashtu Kur derbi i Londrës Veriore zhvendoset në Seul, Torreira bëri një ndërhyrje të ashpër në Son

“Nuk ishte lehtë për shkak të gjuhës, por për fat të mirë trajneri është spanjoll dhe stafi i tij gjithashtu, kështu ata e kanë të mundur të më shpjegojnë idetë në gjuhën spanjolle. Nuk ishte e lehtë edhe adoptimi me futbollin e këtushëm, me tempon dhe kualitetin e ndeshjeve”.

“Te Sampdoria isha mësuar të luaja në Serie A dhe Kupën e Italisë, ndërsa këtu jam i përfshirë në katër gara dhe gjithashtu në përfaqësuese”, ka thënë Torreira. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=NZXtyEqMOAc

Exit mobile version