Telegrafi

Torreira mendon rikthimin në Serie A

Lucas Torreira (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Arsenalit, Lucas Torreira është në pritje të një rikthimi në Itali, pretendojnë mediat e këtij vendi.

Sipas mediumit italian Calciomercato.com, 23-vjeçari është lutur që drejtuesit e Arsenalit të shqyrtojnë me kujdes ofertat në lidhje me shërbimet e tij.

Italianët e Milanit thuhet se janë në krye të listës së kërkuesve të mundshëm, pasi ata përpiqen të forcojnë ekipin për të tentuar siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Lucas Torreira u fotografua me lot në sy pas asaj që i ndodhi Granit Xhakës me fansat e Arsenalit

Rossonerët gjithashtu po konsiderojnë edhe transferimin e shqiptarit Granit Xhaka nëse Torreira nuk është në dispozicion.

Pavarësisht se ka filluar kundër Wolves dhe Leicester, Torreira është zëvendësuar në të dyja rastet dhe nuk është titullar fiks.

Ish-mesfushori i Sampdorias është shprehur i irrituar me mungesën e kohës së lojës gjatë periudhës nën drejtimin e Unai Emeryt. /Telegrafi/