Toronto Raptors ka marrë edhe fitoren e tretë në ndeshjen finale ndaj Golden State Warriors.
Ekipi kanadez ka triumfuar me rezultat 92 – 105 duke ngritur epërsinë në (1-3).
Në dy çerekët e parë kampionët në fuqi ishin më të mirë, pasi përfunduan 12 minutëshin e parë me rezultat 23:17 dhe në çerekun e dytë me rezultat 23:25.
Por në dy çerekët e fundit, Toronto arriti të shkrinte epërsinë e kampionit dhe të dilte në plus për ta fituar ndeshjen.
Kawhi Leonard si gjithherë në këtë ‘Play-Off’, ishte më efikasi në këtë takim me 36 pikë, dy asistime e 12 kërcime.
Me lojë të mirë te mysafirët u dalluan edhe Serge Ibaka me 20 pikë e katër kërcime si dhe Pascal Siakam me 19 pikë të tjera.
Te vendasit më i miri në parket ishte Klay Thompson me 28 pikë si dhe Stephen Curry me 27 pikë, gjashtë asistime e katër asistime.
Ndeshja e pestë që mund të jetë edhe vendimtare do të zhvillohet në Scoitabank Arena në Kanada. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=5bUsYNVM_Qc