Telegrafi

Toronto të pandalshëm, triumfojnë ndaj LA Lakers

LOS ANGELES, CA - NOVEMBER 04: LeBron James #23 of the Los Angeles Lakers looks to pass out of a double team from OG Anunoby #3 and Serge Ibaka #9 of the Toronto Raptors during the first half at Staples Center on November 4, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Harry How/Getty Images)

Toronto Raptors nuk kanë të ndalur në NBA.

Skuadra nga Kanada ka marrë edhe fitoren e nëntë duke pësuar vetëm një humbje në 10 takimet e para në elitën e basketbollit amerkian.

Të udhëhequr nga Serge Ibaka, Toronto ka triumfuar si mysafir tek Lakers në Los Angeles me 14 pikë diferencë 121:107.

Toronto ishte në këtë takim pa yllin e tyre më të madh Kawhi Leonard.

Por në skenë doli alo qendra Serge Ibaka që shkëlqeu me 34 pikë, 10 kërcime e dy asistime.

Ndihmesë e madhe për Ibakan ishte edhe fundori Kyle Lowry që shtoi 21 pikë e 15 asistine.

(Photo by Harry How/Getty Images)

Me lojë të mirë në këtë sfidë u dallua edhe Siakam me 16 pikë e 13 kërcime.

Kyle Kuzma me 24 pikë e LeBron James me 18 të tjera ishin më efikasit për vendasit por që nuk mjaftuan për fitore.

Humbja ndaj Torontos ishte e gjashta këtë edicion për Lakers që kanë marrë vetëm katër fitore.

Në ndeshjen e ardhshme Raptors do luajnë përsëri jashtë shtëpisë së tyre, ku kësaj radhe përballen me Utah Jazz.

Në anën tjetër Lakers do të luajnë përsëri në Stamples Center, ku për kundërshtar do ta kenë Minnesotta Timberwolves. /Telegrafi/