Site icon Telegrafi

Toronto, Spurs e Celtics triumfojnë

Nov 6, 2016; Toronto, Ontario, CAN; Toronto Raptors guard DeMar DeRozan (10) helps up point guard Kyle Lowry (7) against the Sacramento Kings at Air Canada Centre. The Kings beat the Raptors 96-91. Mandatory Credit: Tom Szczerbowski-USA TODAY Sports

Shkëlqen DeMar DeRozan dhe Toronto Rapotors fiton pa problem.

Falë paraqitjes fantastike të 27-vjecarit nga Kalifornia, skuadra kanadeze mposhti lehtësisht në transfertën e Floridas Orlando Magic me shifrat 109-79 duke u rikthyer te fitorja në NBA. Ky ishte suksesi i 8-të për Toronton në 10 ndeshjet e fundit.

31 pikë realizoi DeRozan në fitoren e Raptors ndaj Orlando Magic ndërkohë që u paraqitën mirë në këtë ndeshje edhe Kyle Lowry e lituanezi Valanciunas që shtuan nga 16 pikë secili. Një fitore e rëndësishme kjo e 19-ta sezonale që konsolidon pozitat e Torontos në vendin e dytë të klasfikimit në konferencën e Lindjes.

San Antonio Spurs e con në 4 numrin e triumfeve radhazi dhe kërcënon, Golden State Warriors në garën për vendin e parë të konferencës së Perëndimit.

Në AT@T Center të Texasit, skuadra e Gregg Popovich mposhti me rezultatin 113-100, New Orleans Pelicans duke regjistruar fitoren e 22-të në 27 takime. LaMarcus Aldridge me 22 pikë dhe veterani argjentinas Manu Ginobili me 17 të tjera ishin dy basketbollistët përcaktues mbi parket për San Antonios. Në krahun tjetër ylli i skuadrës nga Louissiana Anthony Davis qëndroi në hije me vetëm 12 pikë të realizuara për New Orleans Pelicans.

Triumf i rëndësishëm edhe për Boston Celtics. Skuadra më e titulluar e NBA u imponua në transfertën e American Airlines Arena përballë Miami Heat me rezultatin 105-95.

Një sukses i merituar për Celtics që janë duke zhvilluar një sezon pozitiv. Të pamjaftueshme, 54 pikët e realizuara nga dyshja Goran Dragic-Hasan Whiteside për Miamin. Në krahun tjetër më i miri për Boston-in ishte i përhershmi Isaiah Thomas me 23 pikë në total

Exit mobile version