Site icon Telegrafi

Toronto shokon Golden Staten pa Leonardin, edhe Bostoni shënon fitore të madhe falë Irving

Toronto Raptors ka shënuar fitoren e parë që nga viti 2004 në parketin e Golden State Warriors pa prezencën e Kaëhi Leonard me rezultat 113-93.

Kampionët nga Oracle Arena u befasuan tej mase nga mysafirët, të cilët me mbrojtje agresive dhe lojë të mirë në sulm krijuan shpejtë epërsinë prej 10 pikësh.

Në pjesën e dytë epërsia e Torontos shkoi deri në 27 pikë.

Më i miri ishte Kyle Loëry me 23 pikë e 12 asistime, kurse Serge Ibaka realizoi 20 pikë e 12 kërcime.

Ndërkaq, Kevin Durant shënoi 30 pikë, i vetmuar, me Stephen Curryn që dështoi totalisht në këtë takim me vetëm 10 pikë të shënuara.

Bostoni shënoi fitore të madhe me rezutlat 130-125 në tokën e Washington Wizards pas një drame të madhe pas vazhdimeve.

Kyrie Irving ishte i pandalshëm me 38 pikë të shënaura, ku ju bashkangjit Marcus Morris me 29 sosh, kurse te Washingtoni realizoi Wall 34 pikë dhe Beal 22 pikë.

Pas këtyre ndeshjeve të zhvilluara të mërkurën mbrëma, Toronto Raptors ka diferencë prej katër ndeshjesh në krye të tabelës me përcjellësit e parë Indiana, Bucks, Sixers dhe Bostonin.

Ndërkaq, automatikisht pas humbjes së Golden State është Denver Nuggets që ka kaluar në vendni e parë, me të gjitha skuadrat drei në vendni e parafundit në Perëndim që janë afër njëra-tjetrës për pak ndeshje duke bërë që të gjitha skuadrat pos Phoenixit të kenë gjasa për playoff. /Telegrafi/

Exit mobile version