Mbrëmë është zhvilluar ndeshja e parë e serisë finale të “paly-off” në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Golden State Warirors, kampioni në fuqi dhe pretendenti kryesor për titull të NBA-së, ka pësuar humbje të papritur.
“Luftëtarët” nuk kanë arritur të triumfojnë si mysafir në palestrën Scotiabank kundër Toronto Raptors, ku këta të fundit triumfuan me një diferencë pikësh prej nëntë sosh, 118-109.
First #NBAFinals. First W. #WeTheNorth pic.twitter.com/nmvEHfFNC3
— Toronto Raptors (@Raptors) May 31, 2019
Vetëm çereku i tretë i takoi skuadrës së artë gjersa vendasit dominuan në tri të tjerat, të cilat rezultuan në fund me fitore.
Më i miri në parket te skuadra kanadeze ishte Pasacal Siacam që realizoi 32 pikë ndërsa nëntë më pak i shtoi Kawhi Leonard. Dyshja u ndihmua edhe nga qendra spanjolle, Marc Gasol, i cili regjistroi njëzet pikë.
A list of NBA players with 100 career threes in the #NBAFinals
1. Stephen Curry
That's it. That's the list. pic.twitter.com/pZjxjK07ss
— Golden State Warriors (@warriors) May 31, 2019
Te ekipi amerikan më i dalluari në ndeshje ishte Stephen Curry, i cili njëkohësisht ishte pikëshënuesi më i mirë në takim me 34 sosh. Klay Thompson realizoi 21 pikë, por që nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen.
Ndryshe, takimi i dytë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 3 qershor (e hënë) në Kanada. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=tbn1oGhLVvQ