Site icon Telegrafi

Toronto i shkakton humbje të thellë Clevelandit (Video)

Në orët e para të ditës së sotme janë luajtur tre ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit.

Nënkampioni i NBA-s, Cleveland Cavaliers nuk po arrin të konsolidohet në këtë sezon duke pësuar sërish humbje.

Kalorësit kësaj radhe u mposhtën nga skuadra kanadeze e Toronto Raptors me diferencë prej 34 pikë, 133-99.

https://youtu.be/xNQAsfPes8Y

Gjatë gjithë ndeshjes Raptors ishte më e mirë se Cleveland, duke mos e lejuar që të ngadhënjej në asnjë periudhë të takimit.

LeBron James ishte basketbollisti më efikas te Cavs, por që nuk arriti të parandalonte humbjen e radhës të ekipit.

Fred van Fleet realizoi 22 pikë te Raptors, i cili u ndihmua edhe nga Pascal Siakam dhe C.J. Miles që shënuan secili nga 16 pikë.

Lexo po ashtu Ferguson, Mustafi dhe shumë yje të futbollit dëshmitar të fitores së Bostonit ndaj Philadelphia në Londër (Foto/Video)

Pas kësaj, Toronto ka bilanc prej 29 fitoreve dhe 11 humbjeve ndërsa Cleveland ka shijuar 26 triumfe kundrejt 15 pësimeve.

Në anën tjetër, Los Angeles Lakers triumfuan ndaj San Antonio Spurs me rezultat 93-81 gjersa Los Angeles Clippers ishin më të mirë se Sacramento Kings duke triumfuar me rezultat 121-115. /Telegrafi/

L.A. Lakers 93-81 San Antonio Spurs

https://youtu.be/u4_1HHCposA?t=1

L.A. Clippers 121-115 Sacramento Kings 

Exit mobile version