Telegrafi

Toronto shkakton befasinë e radhës, mposht si mysafir Golden Staten

Mbrëmë është zhvilluar ndeshja e tretë e finales e finales së “playoff” të NBA-s.

Kampioni në fuqi, Golden State Warriors ka pësuar humbje të papritur para shikuesve të vetë në palestrën Oracle Arena.

“Luftëtarët” nuk arritën të përballonin basketbollistët e ekipit kanadez, Toronto Raptors, të cilët triumfuan me rezultat 123-109.

Duket se mungesa e dyshes së pesë herë finalistit të fundit, Kevin Durant dhe Klay Thompson, ka bërë që mysafirët të jenë më të mirë në parket dhe të nxjerrin një fitore mbresëlënëse.

Megjithëse më i mirë në fushë ishte Stephen Curry, i cili realizoi 47 pikë, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur humbjen e dytë në tri ndeshje. Theksojmë se Draymond Greeen realizoi 17 pikë e gjashtë më pak i shtoi edhe Andre Iguodala.

Te triumfuesit shkëlqeu me paraqitje të mirë Kawhi Leonard, i cili regjistroi 30 pikë ndërsa shtatë më pak i shtoi edhe Kyle Lowry. Pascal Siacam si dhe Danny Greeen, secili realizuan nga 18 pikë.

Ndryshe, takimi i katërt do të zhvillohet më 8 qershor sërish në qytetin e Oaklandit dhe skuadra që realizon katër fitore, do të shpallet kampion i NBA-s. /Telegrafi/