Telegrafi

Toronto shkakton befasi, triumfon në udhëtim te Philadelphia

Toronto Raptors është përkujdesur për befasinë e mbrëmjes në NBA.

Skuadra kanadeze ka arritur një fitore të madhe në arenën Wells Fargo Center përballë Philadelphia 76ers.

Ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht interesante me rikthime në rezultat, por që në fund i takoi Raptors me pesë pikë diferencë 88:93.

Ylli kamerunas Pascal Siakam ka qenë më meritori për fitoren e Raptors me 26 pikë, 10 kërcime e pesë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Achiuwa me 21 pikë, derisa Boucher shtoi 12 pikë e 14 kërcime në këtë fitore.

Joel Embiid ishte më efikasi te vendasit me 21 pikë e 13 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Me këtë triumf, Raptors mbajnë vendin e shtatë në Konferencën e Lindjes me 40 fitore e 31 diafata, derisa Philadelphia mbetën në pozitën e tretë me bilanc 43-27. /Telegrafi/