Telegrafi

Toronto një fitore larg finales së madhe, mposht sërish Milwaukeen

Mbrëmë është zhvilluar ndeshja e pestë e serisë finale të “playoff” në kuadër të Konferencës së Lindjes.

Toronto Raptors është një fitore larg së plasuari në finalen e madhe pasi ka tri fitore kundrejt dy humbjeve ndërsa mund të takohet me kampionin në fuqi të NBA-së, Golden State Warriors.

Raptors kanë arritur triumf të madh si mysafir në palestrën Fiserv Forum kundër Milwaukee Bucks me rezultat 105-99.

Edhe një herë më i miri në parket te skuadra fituese ishte Kawhi Leonard, i cili realizoi hiq më pak se 35 pikë. Fred VanVleet shtoi 21 pikë ndërsa katër më pak i realizoi edhe Kylie Lowry.

Te Bucks më të mirët ishin i zakonshmi, Giannis Antetokounmpo, i cili realizoi 24 pikë ndërsa katër më pak i pati Eric Bledsoe.

Theksojmë se takimi i pestë dhe ndoshta i fundit do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme në Kanadë, përkatësisht në palestrën ScotiaBank.

Ndryshe, skuadra që arrin katër fitore do të takohet me Warriors në ndeshjet finale, të cilat fillojnë më 30 maj. /Telegrafi/