Telegrafi

Toronto mposht Milwaukeen, gjithçka e barabartë në finalen e Lindjes

Toronto - Milwaukee (Foto Twitter)

Mbrëmë është zhvilluar ndeshja e radhës e serisë finale të “palyoff” të Konferencës Lindore.

Toronto Raptors ka arritur të barazojë numrin e fitoreve me skuadrën e Milwaukee Bucks, ku tani secila ka nga dy triumfe.

Raptors kanë triumfuar para shikuesve të vetë në palestrën ScotiaBank kundër Bucks me rezultat 120-102.

Basketbollisti më efikas te vendasit ishte Kyle Lowry, i cili realizoi 25 pikë ndërsa u ndihmua edhe nga Kawhi Leonard që shtoi 19 sosh.

Te mysafirët më të mirit në parket ishin Khris Middleton që realizoi 30 pikë ndërsa pesë më pak i pati Giannis Antetokounmpo.

Lexo po ashtu Golden State kampion i Perëndimit, mposht në finale Portlandin

Ndryshe, takimi i pestë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 24 maj (e premte), ku Toronto do të jetë nikoqir.

Theksojmë se finalist i parë është Golden State Warriors, e cila në finale të Lindjes ka mposhtur Portland Trail Blazers. /Telegrafi/