Mbrëmë është zhvilluar ndeshja e radhës e serisë finale të “palyoff” të Konferencës Lindore.
Toronto Raptors ka arritur të barazojë numrin e fitoreve me skuadrën e Milwaukee Bucks, ku tani secila ka nga dy triumfe.
Raptors kanë triumfuar para shikuesve të vetë në palestrën ScotiaBank kundër Bucks me rezultat 120-102.
📸 | Views thru 3 pic.twitter.com/voSLWpo9DO
— Toronto Raptors (@Raptors) May 22, 2019
Basketbollisti më efikas te vendasit ishte Kyle Lowry, i cili realizoi 25 pikë ndërsa u ndihmua edhe nga Kawhi Leonard që shtoi 19 sosh.
Te mysafirët më të mirit në parket ishin Khris Middleton që realizoi 30 pikë ndërsa pesë më pak i pati Giannis Antetokounmpo.
Ndryshe, takimi i pestë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 24 maj (e premte), ku Toronto do të jetë nikoqir.
Theksojmë se finalist i parë është Golden State Warriors, e cila në finale të Lindjes ka mposhtur Portland Trail Blazers. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=zBNI4hAmMl8