Telegrafi

Toronto fiton pas dy shtesave dhe ngushton epërsinë e Milwaukee Bucks

Kawhi Leonard. (Photo by Gregory Shamus/Getty Images)

Toronto Raptors ka marrë fitore në ndeshjen e tretë finale të Konferencës së Lindjes.

Skuadra kanadeze ka luajtur para adhuruesve të vet me Bucks ku ka triumfuar me gjashtë pikë epërsi 118:112.

Në fakt u desh dy herë skuadrat të shkonin në kohën shtesë për tu përcaktuar fituesi.

Kawhi Leonard ishte i jashtëzakonshëm në këtë ndeshje për Raptors, duke shënuar 36 pikë, pati nëntë kërcime, pesë asistime dhe dy topa të vjedhur.

Me lojë të mirë te vendasit u dallua edhe Pascal Siakam që e mbylli takimin me 21 pikë e 11 kërcime.

George Hill ishte basketbollisti më efikas te mysafirët me 24 pikë e shtatë kërcime, ndërsa Malcom Brogdon e mbylli ndeshjen me 20 pikë.

Giannis u bllokua mirë nga vendasit, pasi basketbollisti nigeriano-grek nuk arriti të shënoj më shumë se 12 pikë edhe pse kontribuoi me 23 kërcime.

Kësisoj tani epërsia e Bucks është ngushtuar në 2-1 dhe ndeshja e katërt luhet përsëri në Scotiabank Arena në Toronto. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=hUPn366sK4Y