Telegrafi

Toronto barazon serinë me Philadelphian, Denveri merr epërsinë ndaj Portlandit

Mbrëmë janë zhvilluar dy ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Toronto Raptors ka arritur të barazojë serinë në “play-off” me Philadelhpia 76ers dhe tashmë secila ka nga një fitore.

Raptors triumfuan para shikuesve të vetë në palestrën Scotiabank Arena me rezultat 94-89.

Ndërkohë, Denver Nuggets ka fituar ndeshjen e parë të kësaj faze në po aq ndeshje kundër Portland TrailBlazers.

Nuggets fituan para adhuruesve të vetë në palestrën Pepsi Center me diferencë prej tetë pikëve, 121-113.

Ndryshe, ndeshjen e radhës do të zhvillohen të enjten, përkatësisht të premten. /Telegrafi/