Telegrafi

Toronto barazon serinë me Clevelandin (Video)

Toronto Raptors ka mposhtur Celveland Cavaliers me rezultat 105-99 në ndeshjen e katërt finale të Konferencës së Lindjes.

Një tjetër super ndeshje e treshes DeRozan-Lowry-Biyombo ka bërë që seria e finaleve së Konferencës Lindore të barazohet në 2-2, ku Toronto pothuajse ishte në epërsi gjatë gjithë takimit.

Kyle Lowry dhe DeMar DeRozan ishin më të dalluarit te Toronto, me nga 35 respektivisht 32 pikë. Asnjë dyshe nuk ka arritur të shënojë më shumë pikë në një ndeshje këtë sezon, as në “Play Off”, as në sezon të rregullt.

Te Cleveland, LeBron James ishte më i miri me 29 pikë, 9 kërcime dhe 6 asistime, ndërsa Kyrie Irving shtoi 26 pikë.

Përballja e 5-të zhvillohet të mërkurën mbrëma në Cleveland. /Telegrafi/