Telegrafi

“Tornado” në Vlorë, lokale dhe klube të hedhura përtokë (Video)

Nata që lamë pas ka qenë shumë e vështirë për qytetarët e Vlorës, veçanërisht ata të Zvërnecit, ku stuhia e mbrëmshme duket se shkatërroi gjithçka.

Siç do ta shikoni në videon e Jeta Osh Qef gjendja e këtij vendi një ditë pas “tornados” siç e përcaktuan banorët është tmerrësisht keq. Lokalet janë prishur, e njëjta gjë vlen edhe për diskot.

Gjithashtu kjo stuhi solli probleme edhe me energjinë.

Sipas banorëve të gjithë kabllot e korentit dhe transformatorët kanë rënë në tokë, por edhe pse janë taksapagues të rregullt asnjë punonjës apo zyrtar i OSHEE nuk ka shkuar në vendngjarje.

“Një tornado në Zvernec, Vlorë. Restorante dhe disko të hedhura përtokë. Kabllo korenti dhe transformatorë në tokë dhe asnjë lloj pushtetari apo punonjës i OSHEE nuk vjen në vendngjarje edhe pse jemi taksapagues të rregullt. Lutemi që dikush në Tiranë ta shikojë këtë dhe të marrë masa sa më shpejt. Ju lutem postojeni është urgjente”, thotë një banor.