Telegrafi

Tornado goditi fabrikën Pfizer, dëmtohen 50 mijë paleta ilaçesh në Karolinën e Veriut

Prodhuesi i barnave, Pfizer Inc (PFE.N) njoftoi sot se fabrika e saj, Rocky Mount në Karolinën e Veriut, e cila është një nga objektet më të mëdha në botë për prodhimin e injeksioneve sterile, pësoi dëme të rënda shkaku i tornados.

Një zëdhënës i kompanisë konfirmoi se objekti Rocky Mount ishte dëmtuar dhe se prodhuesi i barnave po vlerësonte situatën për të përcaktuar ndikimin në prodhim, raporton reuters.

Punonjësit e kompanisë në terren arritën të evakuohen dhe janë të sigurt, shkruan më tutje në deklaratë.

“Kemi raportime se 50 mijë paleta me ilaçe janë shkapërderdhur përreth objektit dhe janë dëmtuar nga shiu dhe era”, deklaroi sherifi i Qarkut, Nash Keith Stone.

Ky institucion prodhon gati 30 për qind të të gjitha injeksioneve sterile të përdorura në spitalet amerikane, si dhe anti-infektivë, bllokues neuromuskular, shishe dhe shiringa.

Vlen të theksohet se objekti i Rocky Mount punëson mbi 4500 njerëz. /Telegrafi/