Ekipet e shpëtimit po kërkojnë njerëzit që ishin bllokuar gjatë natës shkaku i një tornadoje, i cili la të vdekur të paktën shtatë persona dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale në jug të SHBA-së.
Vetëm në Autauga, Alabama, rreth 55 kilometra në verilindje të Selmës, shtatë persona vdiqën pasi një tornado shkatërroi dhjetëra shtëpi, raporton cnn.
Drejtori i Menaxhimit të Emergjencave të Qarkut, Ernie Baggett thotë se të paktën 12 persona u lënduan aq rëndë sa u detyruan të dërgoheshin në spital me autoambulancë.
Moments ago as the Alabama tornado moved north of Prattville and across Interstate 65 #alwx pic.twitter.com/VTcfyLDdXd
— Steve Glazier (@SteveGlazier) January 12, 2023
Ai shtoi se ekuipazhet po prisnin pemë të enjten mbrëma për të kërkuar më shumë njerëz që kishin nevojë për ndihmë dhe se rreth 40 shtëpi u shkatërruan ose u dëmtuan rëndë, duke përfshirë disa shtëpi të lëvizshme që u hodhën në erë. Një pamje më gjithëpërfshirëse e dëmeve do të bëhet më e qartë të premten ndërsa ekuipazhet po kërkojnë njerëzit e humbur, thanë autoritetet.
Shërbimi Kombëtar i Motit tha të enjten vonë se dëmet nga tornado u raportuan në të paktën 14 qarqe në Alabama dhe pesë qarqe në Georgia, dhe dhjetëra mijëra klientë kanë mbetur pa energji elektrike.
Në Selma, një qytet i rëndësishëm për historinë e lëvizjes për të drejtat civile, këshilli i qytetit u mblodh duke përdorur dritat e celularit për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Në Jackson, Georgia, një pasagjer u tha se vdiq kur një pemë ra mbi automjetin e tij, dhe në Griffin, në jug të Atlantës, disa njerëz u bllokuan brenda një kompleksi apartamentesh pasi pemët ranë mbi të. /Telegrafi/
Yikes, take a look at this intense tornado earlier today near Pine Level, Alabama!🌪️
Permission: Malesha McVay@WeatherBug #ALwx #Alabama #Tornado https://t.co/weJaAMYSNk pic.twitter.com/lPRfbQtNen
— Live Storm Chasers (@LiveStormChaser) January 13, 2023
This tornado was spotted in Alabama as severe weather moved across the region Thursday. #weather #tornado #severeweather #storm #alabama pic.twitter.com/QcJIzDLP34
— KFDA NewsChannel10 (@NewsChannel10) January 13, 2023
https://twitter.com/NDNews_Weather/status/1613644456124620801
Here's a look at a tornado seen from Interstate 65 in Autaga County, Alabama. #ALwx
🎥: @BamaBoxWX pic.twitter.com/crubnGhz8Y
— FOX Weather (@foxweather) January 12, 2023
NEW: Drone footage shows tornado damage in Hale County, Alabama this afternoon.
Our LIVE coverage continues. pic.twitter.com/lnpyxpdFgK
— The Weather Channel (@weatherchannel) January 12, 2023