Dy persona u vranë nga një tornado në ishullin e vogël italian, Pantelleria në Mesdhe gjersa disa u plagosën dhe u shkaktuan dëme materiale.
Tornado goditi ishullin në jug të Sicilisë gjatë orëve të para të mbrëmjes së kaluar.
“Për shkak të stuhisë së madhe, shtyllat u përkulën, çatitë u dëmtuan dhe pemët u rrëzuan”, thanë zjarrfikësit, raportoi AP. Ky ishull është i banuar kryesisht nga njerëz që janë me pushime.
#Italy #Pantelleria > #tornado aftermath, damage
— Michael Barthel (@RealMiBaWi) September 11, 2021
Agjencia italiane e lajmeve ANSA tha se një zjarrfikës dhe një burrë 86-vjeçar ishin mes të vdekurve.
Viktimat ishin në vetura, të cilat fluturuan në ajër dhe u përmbysën, dhe të paktën një makinë ra në çati, ndërsa tjetrës i ishte thyer pjesa e përparme.
Nëntë persona janë në mesin e të plagosurve, dy prej të cilëve në gjendje kritike, tha kryebashkiaku i Pantelleria, Vincenzo Vittorio Campo, për TV Sky TG24, dhe deri më tani nuk ka asnjë informacion për të zhdukurit. /Telegrafi/
Lutto cittadino oggi a #Pantelleria dopo la tromba d’aria che ha colpito l’isola ieri pomeriggio, provocando la morte di 2 persone. Nove i feriti, alcune case distrutte, decine le auto sollevate dalla tempesta. Il punto con Letizia Vella #Gr1 pic.twitter.com/1GNYtjwCoT
— Rai Radio1 (@Radio1Rai) September 11, 2021