Telegrafi

Tornado e fuqishme godet Wuhanin, erërat morën me vete gjithçka që u dilte përpara – raportohet për një të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Të paktën një person ka humbur jetën dhe mbi 60 tjerë janë lënduar, pasi dy tornado të ndryshme sot kanë goditur Kinën, ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Sinhua.

Në Wuhan, provincën qendrore Hubei, janë zhdukur gjashtë persona e 41 tjerë janë hospitalizuar – pasi që tornadoja goditi lagjen Caidian, transmeton Telegrafi.

Tornadot kanë shkaktuar erëra të forta duke shkulur pemë dhe shembur shtëpiza të vogla afër vend punishteve.

E një tornado tjetër goditi qytetin Sudzou në provincën Diangsu në lindje të Kinës, duke ia marrë jetën një personi dhe lënduar 21 tjerë – ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Erërat dëmtuan edhe trafot që bëjnë shpërndarjen e energjisë elektrike – e hiq më mirë nuk kaluan as disa fabrika ku objekte të shumta u shkatërruan në qytetin Sengze. /Telegrafi/