Telegrafi

Tornado dhe stuhi të fuqishme goditën Misisipin, të paktën 14 të vdekur

Të paktën 14 njerëz vdiqën pasi një tornado “shkatërruese” dhe stuhi të fuqishme përfshinë Mississippin, thanë autoritetet lokale dhe federale.

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit janë duke u zhvilluar në qarqet Sharkey dhe Humphreys, njoftoi të premten vonë Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Mississippit.

“Sonte shumë në MS Delta kanë nevojë për lutjen tuaj dhe mbrojtjen e Zotit”, shkroi guvernatori Tate Reeves në Twitter. “Ne kemi aktivizuar mbështetjen mjekësore – duke shtuar më shumë ambulanca dhe mjete të tjera urgjente për të prekurit. Kërkimi dhe shpëtimi është aktiv”.

Shtatë persona vdiqën në Qarkun Sharkey, tha mjekja gjyqësore Angelia Easton për abcnews, duke shtuar se ajo ende nuk mund të konfirmonte moshën e tyre.

Mjeku i kontesë Carroll Mark Stiles tha se tre persona kishin vdekur ndërsa dy të tjerë kishin vdekur në Monroe County.

Jose Watson, punonjës i Patrullës së Autostradës së Mississipit, tha se një person vdiq në Silver City.

Ndërsa stuhitë goditën shtetin të premten vonë, një tornado u raportua rreth orës 20:50, sipas kohës lokale në zonën e Silver City dhe Rolling Fork, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.

Përveç erërave shkatërruese, stuhia vdekjeprurëse prodhoi breshër me madhësi të topit të golfit.

Mbi 80 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Alabama, Mississippi dhe Tennessee. /Telegrafi/