Telegrafi

Torino – Roma, notat e ndeshjes (Foto)

Roma ka pësuar humbje të merituar te Torino, pasi nuk ka arritur të tregojë pothuajse asgjë.

Skuadra e Luciano Spallettit është mposhtur me rezultat 3:1, në një ndeshje ku shkëlqeu dyshja e Torinos, Falque – Belotti.

Lojtari i ndeshjes padyshim që ishte Iago Falque me dy gola të shënuar duke marrë notën 8,7 ndërsa shoku i skuadrës Andrea Belotti u vlerësua me 8,4.

Lojtarët me notën më të vogël ishin nga Roma, Daniele De Rossi, Kostas Manolas dhe Mohamed Salah që u vlerësuan me notë 6,1.

Ndërkohë më të mirët te Roma ishin mbrojtësi Fazio dhe portieri Szczesny që priti disa raste të mira. /Telegrafi/