Torino ka njoftuar se është duke i kompletuar testet për coronavirus, mirëpo një lojtar ka rezultuar pozitiv dhe është detyruar të vetëizolohet.
Klubet nga Serie A në këtë javë janë lejuar të rikthehen në stërvitje, mirëpo duke mbajtur distancën të vazhdueshme sociale.
Para se të hapen portat për të rikthyer futbollin, të gjithë lojtarët që luajnë në ligën italiane do të teston për pandeminë botërore.
Nel corso dei primi esami medici effettuati ai calciatori del Torino FC, è emersa una positività al COVID-19. Il calciatore, attualmente asintomatico, é stato posto immediatamente in quarantena e verrà costantemente monitorato. #SFT
— Torino Football Club (@TorinoFC_1906) May 6, 2020
Gjatë analizave të bëra, rezultati i një lojtari të Torinos ka dalë të jetë pozitiv.
Klubi ende nuk e ka dhënë emrin e lojtarit, por ka konfirmuar se ai tashmë ka rezultuar pozitiv dhe është vetëkarantinuar.
Ai do të vëzhgohet në vazhdimësi, ndërsa në ditët në vazhdim mbetet të shihet mos është edhe ndonjë lojtar i infektuar. /Telegrafi/