Torino ka zhgënjyer në shtëpi, ndaj dhe fansat kanë humbur durimin, duke kërkuar shkarkimin e trajnerit Giampiero Ventura.
Atmosfera tek ‘Demat e Torinos’ është e keqe, pasi klubi ka harruar të fitojë. Presidenti i Torinos, Urbano Cairo ka gjetur një zgjidhje për të motivuar ambientin.
Më 7 mars, Torino do të presë Lazion në shtëpi, ndaj dhe presidenti i “demave” ka vendosur të ftojë sa më shumë femra në stadium, duke ulur çmimin e biletës për to nga 10 në 1 euro, në bazë të vendit që do të zgjedhin në stadium.
Ideja e Cairos pritet të ndryshojë atmosferën dhe të sjellë fitoren tek Torino, pasi pikët i nevojiten skuadrës me urgjencë për të siguruar sa më shpejt mbijetesën.
Torino ka 32 pikë deri më tani edhe pse në skuadër ka lojtarë mjaftë të mirë. /Telegrafi/