Telegrafi

Tori Spelling ka probleme psikologjike, familja e telefonoi policinë: Është shumë agresive dhe e rrezikshme

Ylli i serisë “Beverly Hills”, aktorja Tori Spelling duket se ka probleme psikologjike, e cila kulmoi këtë herë aq shumë sa që është dashur të ndërhyj policia.

Mediat botërore raportojnë se në shtëpia e aktores amerikane janë dëgjuar bërtitje të mëdha, të cilat përfunduan pas intervenimit urgjent të policisë, e cila ndodhi shkaku i gjendjes së rëndë psikologjike të Spellingut.

Shërbimi policor intervenoi pas thirrjes telefonike, vizitoi shtëpinë e aktores në Los Angeles për shkak se një person i paidentifikuar pohoi se aktorja ishte tmerrësisht agresive dhe dukej e rrezikshme.

Pas hetimeve, burri i saj Dean McDermott në oborrin e shtëpisë ka pasur një bisedë të hapur me punonjësit e policisë, ku iu ka treguar shpatullën e lënduar, gjë që tregon se ka ndodhur një dramë e vërtetë në familje.

Revista “Pepole” shkruan sot se vetëm një ditë më parë, Tori ftoi policinë me pretendimin se dikush po thyen në shtëpinë e saj. Dhe më pas sërish thirrin policinë duke u thënë se nuk ishte e vërtetë pasi që bashkëshorti ka arritur në shtëpi dhe se nuk bëhej fjalët për ndonjë person të panjohur.

Aktorja 44-vjeçare, përndryshe nënë e katër fëmijëve, ka kohë që ka probleme nervore, e cila herë pas here i kalon kufijtë.

Problemet më të mëdha në martesë, por edhe me shëndet, filluan në vitin 2013, kur mësoi për tradhtitë e burrit gjatë vitit 2013, ku nga ajo kohë është shtruar disa herë në spital. /Telegrafi/