Site icon Telegrafi

Toreadori spanjoll e kishte humbur njërin sy gjatë luftës me dema, kësaj radhe lëndohet edhe më shumë (Foto/Video, +18)

Toreadori spanjoll Huan Hose Padila, që është veteran në këtë fushë, ka pësuar lëndime të rënda trupore në luftën e fundit me dema.

Padila i cili pasi mban njërin sy të mbuluar me një copëz pëlhure, kishte fituar nofkën “pirat”, kurse masa në qytetin Arevalo mbetën të shokuar kur panë se si demi e godiste, transmeton Telegrafi.

Ky toreador për shkak të luftërave me dema kishte humbur syrin e djathtë, kurse tani kjo kafshë ia ka shqyer kafkën. Por, është interesant se si edhe pse goditet fuqishëm në kokë, arrin të ngritet në këmbë dhe të kërkoj ndihmë.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku i është qepur kafka që ia kishte lwnduar demi me brinjët e mprehtë.

Padila pas operacionit i është drejtuar adhuruesve të tij me një postim në internet, ku i ka informuar se është mirë dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Gjatë karrierës së tij si toreador, Padila ishte lënduar më shumë se 38 herë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version