Disa persona duket se nuk mësojnë nga gabimet, kështu ka ndodhur edhe me një toreador spanjoll i cili edhe pse kohë më parë ishte lënduar dy herë nga demi kur vendosi të konfrontohet me të, ai këtë e ka bërë edhe këto ditë duke u lënduar për të tretën herë.
Saul Jimenez Fortes, po merrte pjesë në garën me dema në Vista Aelgre të Bilbaos, kur një moment shpërqendrimi për pak sa nuk i kushtoi me jetë, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë, toreadori dukej se kishte situatën nën kontroll, por mjaftoi një pakujdesi e vogël që demi t’ia ngul brinjët në trup dhe ta hedh në ajër.
Për fat të mirë ishin kolegët që reaguan shpejt për ta shpërqendruar demin, që t’i japin kohë të mjaftueshme toreadorit të largohet nga ai. Dhe është interesant se si Fortes ngritet në këmbë sikur të mos kishte ndodhur asgjë duke përshëndetur mijëra të pranishëm. /Telegrafi/