Telegrafi

Toreadori e pëson keq, demi i tërbuar ia ngul brinjët në shpinë dhe e hedh në ajër (Video, +18)

Një toreador është lënduar rëndë kur demi i tërbuar ia nguli brinjët në shpinë, në momentin kur dukej se gjithçka po shkonte mirë.

Pamjet rrëqethës janë filmuar me kamerë amatore, gjatë një performance me dema në qytetin francez Arles afër Marseille, transmeton Telegrafi.

Kjo ngjarje ishte pjesë e festivalit Feria de Paques, që tradicionalisht shënon fillimin e sezonit se lojërave të rrezikshme me demat.

Por, gjërat nuk shkuan sipas planit të 20-vjeçarit, Andy Younes, i cili u lëndua keq kur demi ia nguli brinjët në shpinë dhe e hodhi në ajër.

Aty menjëherë reaguan kolegët e tij, toreadorët tjerë, që iu afruan për ta ndihmuar dhe ngritur në këmbë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Mhe8pkHCe1g