Site icon Telegrafi

‘Torcida’ nuk do ta mbështesë kombëtaren

Kryetari i këtij tifo-grupi, Adnan Musa, deklaroi për gazetën Arena se ky grup do t’i bojkotojnë ndeshjet e Kosovës që luhen jashtë Mitrovicës.

“Stadiumi i qytetit tonë “Adem Jashari” ka filluar të rinovohet pikërisht për të luajtur Kosova në të. E tani punimet janë ndërprerë dhe një gjë e tillë është bërë qëllimisht që takimi i parë të luhet në Prishtinë. Këto janë politika të këqija, që ne si grup i dënojmë. Ndaj, “Torcida” do ta bojkotojë çdo ndeshje që luhet jashtë Mitrovicës. Jo që ne duam që loja të luhet vetëm në Mitrovicë, por stadiumi “Adem Jashari” është më i përshtatshmi”, theksoi Musa. /Arena/Telegrafi/ 

Exit mobile version