“Gazi lotsjellës ka ardhur nga tifozët prishtinas të cilët kanë qenë jashtë stadiumit. Një gjë e tillë figuron edhe në raportin e Policisë së Kosovës. Po të ndodhte një gjë e tillë në Mitrovicë, atëherë kushedi se çfarë dënimi do të shqiptonte Federata e Futbollit të Kosovës”, deklaroi ai.
Të kujtojmë që gazi lotsjellës bëri që kryendeshja të ndërpritet për rreth 15 minuta, ku edhe futbollistët e gjyqtarët u detyruan të largohen nga fusha. Ndryshe, për incidentin në stadiumin e kryeqytetit, Komisioni Disiplinor pranë FFK-së, do të marrë një vendim gjatë ditës së martë. /Tribuna/Telegrafi/