Nëse kësaj vere nuk keni planifikuar të harxhoni shumë në blerje të gardërobës, qeraseni veten me torbë të posaçme.
Torbat e pëlhurës, të larme, me aplikacione në stilin patcwork, nga materiale jo të rëndomta torbat verore ofrojnë mundësi të shumta që në mënyrë origjinale ta ‘mëlmësoni’ stilin tuaj.
Vajzat me fustane verore shëtisin qytetit me torba të vizatuara, nga pëlhura që u ngjasojnë torbave të nxënëseve nga vitet ’60 të shekullit të kaluar.
Elegancën verore do ta bëjë akoma më lezhere torba në formë thesi, nga pëlhura ose nga lëkura e butë e zhbiruar.
Look-u total në shenjë të mostrave lara-lara është hit i verës, prandaj si torbat ashtu edhe fustanet qepen nga pëlhurat me teksturë të ndryshme, por me desen identik. /Telegrafi/