Site icon Telegrafi

Toptha nga buka bajat: Kafjall i shijshëm nga artikujt të cilët gjithmonë i keni!

Dikur mëngjesi na ka gjetur të papërgatitur dhe ka filluar të zhvillohet ashtu siç nuk e kemi planifikuar.

Nevojiten:

▪ rreth 250 g bukë bajat,
▪ 80 g gjalpë,
▪ një qepë,
▪ 60 g mielli,
▪ 2 vezë,
▪ pak kripë
▪ majdanoz.

Përgatitja:

Qepën fërgojeni në vaj dhe hiqeni nga zjarri, pastaj shtoni të gjithë përbërësit e përmendur më sipër dhe ngjishni mirë që të gjitha të bashkohen.

Nga brumi i përftuar bëni toptha me duar të lagura.

Vëreni tenxheren me ujë në zjarr dhe kur të vlojë qitni topthat dhe zieni rreth 15 minuta.

Bashkë me ta mund të hani cilindo lloj të lyerjeve, djathë apo perime.

Kënaquni me shijen, transmeton Telegrafi.

Exit mobile version