Site icon Telegrafi

Toptha çokollate vetëm me tre përbërës; përgatitet për 15 minuta!

Kënaqësi e cila nuk bën të na dështojë

Këta toptha do t’i kënaqin të gjitha shqisat tuaja, ndërkaq fëmijët do t’i adhurojnë! – transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– Dy paketime biskota me çokollatë dhe fill;
– Një djathë mesatarisht krem neutral;
– 100 g çokollatë e bardhë

(të gjithë përbërësit blini në raport me atë cilën sasi topthash dëshironi t’i përgatitni.

Përgatitja:

Merrni dy paketime biskota, hiqjani fillin (mesin) dhe bluani në blender.

Biskotat e bluara shtoni në djathin krem jo të njelmët dhe të gjitha bashkoni mirë dhe formoni topthat.

Shkrini një çokollatë të bardhë, por kujdesuni që të jetë tretja e trashë dhe topthat njomni në tretje.

Çdo topth pastaj vendoseni në letrën e lëngshme për pjekje, në mënyrë që çokollata të mos shtrihet në pjatë.

Qitni topthave pak bademe të bluara apo lajthi (sipas dëshirës) dhe futni në frigorifer që të bëhen të forta.

Ju bëfshin mirë! /Telegrafi/

Exit mobile version