Në Gjykatën penale në Shkup sot do mbahen seanca për rastet e hapura të PSP-së, ”Toplik” dhe ”Total”, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në bankën e të akuzuarve sot do të ulen Mile Janakieski dhe pesë të akuzuar tjerë për një vend për ndërtim në Sopishte dhe ky rast është për ”Toplik”.
Ndërsa për rastin ”Total” para gjykatës duhet të shfaqet gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas për fshehje të tatimit.
Seancat e sotme mbahen për shkak të mungesës së të akuzuarve në seanca tjera. /Telegrafi/