Telegrafi

“Topi i zjarrtë”: Menduan se ishte rrëzuar një aeroplan, habiten kur e kuptojnë se bëhet fjalë për një meteor (Video)

Një fermer që jeton në afërsi të qytezës Otsdal në veriperëndim të Afrikës së Jugut, ka shpërndarë një video që është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shfaqet momenti kur një meteor përplaset në tokë.

Sipas këtij fermeri, të shtunën rreth orës 18:49, banorët e kësaj zone kanë parë një “dritë” që po binte nga qielli, duke menduar se bëhej fjalë për rrëzimin e një aeroplani, transmeton Telegrafi.

Si rezultat i informacionit të gabuar, banorët filluan kërkimet duke menduar se mund të gjejnë copëzat e aeroplanit apo ndonjë të mbijetuar. Megjithatë kur i panë pamjet nga kamerat e sigurisë, e kuptuan se bëhet fjalë për rënien e një meteori.

Sipas shkencëtarëve, ekziston mundësia të jetë meteori i njëjtë “që kishte ndezur” qiellin në Kinë gjatë javës së kaluar.

Dëshmitarët okularë mbetën të habitur me dritën e madhe që po vinte në drejtim të tokës në formë të një topi gjigant. Ky meteor ka marrë emrin ZLAF9B2, i cili sipas ekspertëve është futur në atmosferë për Botsvanës. /Telegrafi/