Një fermer që jeton në afërsi të qytezës Otsdal në veriperëndim të Afrikës së Jugut, ka shpërndarë një video që është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shfaqet momenti kur një meteor përplaset në tokë.
Sipas këtij fermeri, të shtunën rreth orës 18:49, banorët e kësaj zone kanë parë një “dritë” që po binte nga qielli, duke menduar se bëhej fjalë për rrëzimin e një aeroplani, transmeton Telegrafi.
Si rezultat i informacionit të gabuar, banorët filluan kërkimet duke menduar se mund të gjejnë copëzat e aeroplanit apo ndonjë të mbijetuar. Megjithatë kur i panë pamjet nga kamerat e sigurisë, e kuptuan se bëhet fjalë për rënien e një meteori.
Sipas shkencëtarëve, ekziston mundësia të jetë meteori i njëjtë “që kishte ndezur” qiellin në Kinë gjatë javës së kaluar.
Dëshmitarët okularë mbetën të habitur me dritën e madhe që po vinte në drejtim të tokës në formë të një topi gjigant. Ky meteor ka marrë emrin ZLAF9B2, i cili sipas ekspertëve është futur në atmosferë për Botsvanës. /Telegrafi/