Telegrafi

Topi i zjarrit ndriçon qiellin e mëngjesit të hershëm në Luiziana

Një top i madh zjarri ndriçoi qiellin e mëngjesit së hershëm s mbi Luiziana, dhe meteori i supozuar u kap nga disa kamera sigurie të banorëve.

Shoqata Amerikane e Meteorëve konfirmoi se mori raporte të shumta për një top zjarri në qiell mbi Luizianën juglindore rreth orës 4:30 të mëngjesit të së premtes sipas kohës lokale.

Topi i zjarrit u kap nga kamerat e sigurisë të disa shtëpive në qytetet Gretna, Madisonville dhe Eunice, raporton UPI, përcjell Telegrafi.

Topat e zjarrit zakonisht shkaktohen nga meteorët që hyjnë në atmosferën e Tokës.

Nga shoqata thanë se topi i zjarrit i mëngjesit të së premtes mund të ketë qenë gjithashtu një mbeturinë hapësinore që digjen gjatë zbritjes.

Shoqata Amerikane Meteorologjike është duke hetuar incidentin. /Telegrafi/