Takimi zhvillohet në presidencë dhe pritet të përqendrohet në situatën politike në Shqipëri pas demonstratës së 21 janarit. Dy ish-presidentët dënuan një ditë më parë dhunën gjatë demonstratës së 21 janarit dhe u kërkuan forcave politike t’i kthehen dialogut.
Ndërkaq, dy ish-presidentët gjatë mbledhjes së “Forumi civil 2010”, që drejtohet nga ish-presidenti Moisiu, ku bëjnë pjesë disa nga konstitucionalistët më të mirë të vendit i kanë kërkuar presidentit Bamir Topi që të marrë në dorë situatën, raportoi të premten e përditshmja Shqip.
“Kryetari i shtetit duhet të marrë në dorë situatën, si përfaqësues i unitetit të shqiptarëve, të cilin e ka detyrim kushtetues. Mendojmë se është koha që ai të thërrasë forcat politike në një tryezë. Bashkërisht të gjejnë zgjidhjen e duhur për të dalë nga situate,” tha Moisiu. /Telegrafi/