Site icon Telegrafi

Topi që e hodhi mbi rrethoja, përfundoi në dritaren e pasme të një makine në lëvizje

Arne Van Der Linden po luante me shokët në një fushë futbolli në Antwerp të Belgjikës, kur i ndonjë një moment shumë befasues.

Kur 14-vjeçari e hodhi topin, e hodhi mbi rrethoja dhe përfundoi në dritaren e pasme të një makine në lëvizje, që u gjet në atë hapësirë në të njëjtin moment, transmeton Telegrafi.

“Sikur ta kishte llogaritur, nuk do të arrinte ta realizonte. Mbeti pa top, por ia vlejti” ka qenë përshkrimi i videos që ka marrë shumë pëlqime.

Shoferi i veturës ku përfundoi topi, nuk është lajmëruar, derisa nuk besohet që goditja ta ketë lënduar dikë. /Telegrafi/

Exit mobile version