Telegrafi

Topi në BERZH kërkon anëtarësimin e Kosovës

BERZH-i që prej nisjes së aktivitetit në Shqipëri është përfshirë në 49 projekte me vlerë 550 milion euro.

Fillimisht kreu i shtetit shqiptar ka nënshkruar librin e personaliteteve që vizitojnë këtë bankë ku edhe ka lënë një shënim.

I shoqëruar nga ambasadori Zef Mazi takimi ka vijuar në një prej zyrave të BERZH-it ku është diskutuar për vijimin e një sërë projekteve ekzistuese dhe të reja në Shqipëri.

Claudio Viezzoli drejtor i kësaj banke për Ballkanin Perëndimor, ka folur rreth një prej projekteve më të fundit të BERZH në Shqipëri, në dhënien e një kredie me vlerë 50 milion euro e cila po përdoret për ndërtimin e 500 kilometra rrugë në zonat rurale.
Anëtarësimi i Kosovës në BERZH i është parashtruar nga presidenti Topi të pranishmëve në takim si një domosdoshmëri.

“Ky anëtarësim ka një rëndësi të madhe jo vetëm për zhvillimin ekonomik të shtetit më të ri në rajonin e Ballkanik, por edhe në kuadër të projekteve rajonale” ka theksuar presidenti Topi.

Kreu i shtetit shqiptar dhe Mirov diskutuan edhe rreth angazhimit të BERZH-it në sektorin bankar shqiptar si dhe mbi rëndësinë e përqendrimit të vëmendjes nga banka në sektorin privat dhe perspektivave të zhvillimit ekonomik rajonal në tërës. /Telegrafi/